Mario Balotelli bëhet gati për të provuar një eksperiencë të re në një tjetër kampionat, në një ligë që askush se mendonte.
Por Supermario i ka mësuar të gjithë me surpriza dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe këtë herë. Gjatë kësaj periudhe ka pasur lajme të ndryshme, që flasin për një kalim të sulmuesit në Amerikën Latine ose në Turqi, ku edhe mund ta përballojnë pagën e tij.
Së fundmi zbulohet një tjetër skenar merkatoje, madje i bujshëm.
CFR Cluj, që u shpall një ditë më parë kampione e Rumanisë, po bisedon për transferimin e Mario Balotelli, i cili ka veshur fanellën e klubeve të mëdha si Inter, Milan, Liverpool e Manchester City.
GSP.ro raporton se palët janë në bisedime të avancuara dhe po mundohen ta bëjnë tyrin sulmuesin dhe të tentojnë grupet e Ligës së Kampionëve.
Për CFR Cluj do të ishte transferimi më i madh në historinë e klubit dhe Balotelli edhe si një imazh skuadrës nëse arrin të kualifikohet deri në grupet e LK.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte