Skuadra e Ballkanit ka arritur në Varna të Bullgarisë , për aktin e dytë të përballjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets.
Ballkani në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, triumfoi me rezultat 2-0, para shikuesve të vet, duke dhuruar spektakël brenda fushës.
Golat i realizuan Qëndrim Zyba dhe Meriton Korenica, që të dytë ishin gola të bukur.
Ballkani do të tentojë që ta ruajë këtë rezultat për të siguruar rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, për herë të parë.
Kujtojmë, skuadra suharekase në kuadër të Ligës së Konferencës në sezonin e kaluar ka arritur deri në fazën e grupeve. /Klankosova.tv.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...