Ballkani ka vazhduar me fitore edhe në javën e 28-të të BKT Superligën e Kosovës, pasi ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0.
Skuadra nga Theranda që ishte mysafir në Klinë, ia doli që me shumë mund të fitonte tre pikët.
Pjesa e parë ishte disi e baraspeshuar, me dy skuadrat që u treguan të vëmendshme dhe nuk lejuan të pranonin gol.
Mirëpo, në 45 minutat e dytë, u varjet një dominim nga Ballkani që në fund edhe u shpërblye.
Në minutën e 62-të, skuadra vendase mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi gjyqtari Dardan Çaka përjashtoi me karton të kuq lojtarin Bujar Shabani.
Ishte minuta e 80-të e takimit, kur Meriton Korenica ia doli të mposhte portierin vendas me një goditje të bukur nga një kënd i vdekur.
Pas javës së 28-të, Ballkani vazhdon të jetë lider me 60 pikë, ndërsa Drenica në të gjashtin me 35 sosh.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”