Ballkani vazhdon me fitore

19:01 | 20 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Ballkani ka fituar edhe ndeshjen e dytë duke e mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 2:0.

Golin e parë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi Albin Berisha, pas asistimit fantastik nga Gentrit Halili në minutën e 45, shkruan Arbresh.info.

Ballkani vazhdoi dominimin dhe në minutën e 69-të, e dyfishoi epërsinë me anë të autogolit të shënuar nga Robert Rrahmani.

Me këtë fitore, Ballkani ka tubuar gjashtë pikë ndërsa Feronikeli ’74 mbetet pa pikë, pasi regjistroi edhe disfatën e dytë në po aq ndeshje të luajtura./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme