Ballkani vazhdon konsolidimin për sezonin e ri, ‘blindon’ njërin nga mbrojtësit kryesor

21:17 | 30 Maj 2024
D.H

Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani disa orë përpara zyrrtarizoi vazhdimin e kontratës me “arkitektin” e skuadrës, Ilir Daja për dy vite me radhë.

Duke se Ballkani e ka filluar menjëherë konsolidimin për sezonin e ardhshëm, shkruan Arbresh.info.

Pas Dajës, kampionët vazhduan kontratën edhe me Bajram Jashanicën.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë skuadra e Ballkanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Muri i mbrojtjes” do të jetë pjesë e kampionëve deri në vitin 2026.

33-vjeçari ka qenë pjesë e Ballkanit që nga viti 2020./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme