Ballkani triumfon si mysafir i Feronikelit’ 74

14:56 | 29 Tetor 2023
D.H

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka arritur të shënoj fitore si mysafir i Feronikelit’ 74, në kuadër të xhiros së 11-të, të Superligës së Kosovës në Futboll me rezultat 3-0.

Ballkani epërsinë e gjeti në minutën e 44-të, përmes Almir Kryeziut, shkruan Arbresh.info.

Teksa kapiteni Edvin Kuc, dyfishoi epërsinë në minutën e 66-të.

Epilogun përfundimtar të kësaj ndeshje e dha Nazmi Gripshi në minutën e 84-të.

Kujtojmë se Ballkani me këtë fitore përforcon vendin e parë me 26 pikë në tabelë, teksa Nikli mbetet e teta në tabelë me 11 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura.

Ballkani në mesjavë luan derbin ndaj Dritës, teksa Nikli është mysafir i Gjilanit./Arbresh.info/

Të ngjashme