Ballkani transferon sulmuesin senegalez nga Shkupi

22:14 | 6 Tetor 2023
K.B

Mamadou Danfa është prurja më e re e Ballkanit të Suharekës.

Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për transferimin e futbollistit nigerian.

“Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa.

22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi”, ka njoftuar klubi nga Suhareka.

Ballkani aktualisht po kryeson tabelën e Albi Mall Superligës dhe gjithashtu garon edhe në Conference League. /rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme