Google ADS

Ballkani sonte me synim ta mposhtin Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri”

10:01 | 5 Tetor 2023
KRG

FC Ballkani sonte do të jetë nikoqir të kampionati aktual të Kroacisë, Dinamo Zagerbit në kuadër të fazës së grupeve në Conference Leage.

Skuadra e Ilir Dajës e nisën me humbje në ndeshjen e parë ndaj Viktor Plzen me rezultat minimal 1-0, ku pësuan gol në minutën e 73-të, shkruan Arbresh.info.

Ekipi nga Suhareka, pritet të kenë mbështetje të madhe të tifozëve në stadiumin legjendat “Fadil Vokrri”, sonte duke filluara nga ora 18:45.

Kampioni aktual kroat, mbrëmë kishte barkuar në Prishtinë, ndërsa synimi i tyre është fitorja sonte ndaj kampionit të Kosovës.

Sipas vendimit të UEFA-s tifozët kroat nuk janë lejuar që të jenë sonte prezent në përkrahjen e skuadrës së tyre.

Ndërsa “Xhebrailat” kanë konfirmuar se do të mbushin tribunat e stadiumit në mënyrë që ta përkrahin skuadrën e qytetit të tyre. /Arbresh.info/

Të ngjashme