Ekipi i Ballkanit ka triumfuar në Suharekë me rezultat 2-0 përballë Trepçës ’89.
Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani shënuan në fitoren e “Xhebrailave”.
Kampioni aktual, me 2 ndeshje më pak aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë të grumbulluara, 2 më pak Drita që për momentin është lidere.
Edhe mitrovicasit kanë 2 duele më pak por radhiten në pozitën e tetë me 10 pikë.
Por nuk shkoi mirë për skuadrën e Gjilanit.
“Skifterat” pësuan humbje nga Drenica me rezultat 0-2, ku u mposhtën në shtëpi.
Osman Mëziu dhe Ermal Veliqi realizuan në triumfin e “Shqiponjave të Zeza”, që tani u ngritën në vendin e pestë me 15 pikë, 3 më pak se Gjilani i pozitës katër.
Tjetër shpërthim në Libanin jugor, Izraeli zotohet të godas ...
Ursula von der Leyen të shtunën viziton Kosovës, pritet në t...
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Mad...
Moti sot në Shqipëri
Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun ...
Sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 10-të të Shkol...