Ballkani e shkroi historinë së fundmi duke u shpallur për herë të parë kampion i Kosovës në futboll.
Therandasit ishin dominues absolutë të ligës elitare të futbollit kosovar dhe në fund festuan me plot meritë.
Ata e mbyllën sezonin me 76 pikë nga 36 ndeshje të zhvilluara, duke i lënë prapa dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani.
Komuna e Suharekës ka marrë vendim që klubit t’ia ndajë një shpërblim prej 80 mijë eurosh.
Ballkani njëherësh do të shpërblehet edhe nga UEFA që u shpall kampion dhe për pjesëmarrjen historike në Ligën e Kampionëve.
Therandasit janë treguar mjaft të fortë këtë vit në dy sportet kryesore në vend, në futboll dhe në basketboll. /arbresh.info/
“U kry çdo sen”, Gjesti thotë se tash do të zgjohet vetëm ku...
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut: Goditet rrjeti i kontraban...
Të hënën fillon afati kalimtar i janarit në basketboll
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
‘Ajo kur ka interes sillet shumë mirë’ – Për kë po bisedojnë...