Ballkani shkon në pushim me epërsi prej dy golash ndaj Klasvik

21:54 | 4 Gusht 2022
L G

Ballkani ka shkuar në pushim në epërsi prej 2:0 kundër ekipit KI Klasvik

Golin e epërsisë e realizoi Nazmi Gripshi që shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30-të pas një superasistimi të Dellovës.

Suharekasit vazhduan presionin dhe shënuan edhe golin e dytë në minutën e 41-të.

Ermal Krasniqi mori një top të mirë në krahun e djathtë për të pasuar të Meriton Korenica i cili porsa lirohet nga mbrojtja shënon një gol të bukur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme