Ballkani ka arkëtuar edhe tri pikë të tjera në shtëpi ndaj Drenicës, duke fituar me rezultat të thellë 5 – 0.
Ndeshja që nga minutat e parë ishte e dominuar nga vendasit, të cilët me plotë meritë arkëtuan pikët e plota, shkruan portali arbresh.info.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, Prekazi ndryshoi shifrat duke shënuar gol të bukur.
Rezultatin e dyfishojë Mirlind Daku në minutën e 19-të, kurse Armend Thaçi pas shtatë minutave trefishojë rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Edhe gjatë pjesës së dytë, “Xhebrailat” ishin me të rrezikshëm dhe ishte Daku që realizoi golin e katër në minutën e 84-të, derisa fitoren e vulosi Thaçi nga gjuajtja e lirë (90+2).
Pas kësaj fitore, Ballkani mban liderin me 13 pikë, derisa Drenica renditët në pozitën e tetë me pesë sosh./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...