Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 17-të në BKT Superligë. Ballkani ka shënuar fitore të vështirë si mysafir në duel me Drenicën, duke e ruajtur pozitën e parë në renditje.
Ndeshja në stadiumin “Bajram Aliu” u mbyll me rezultat 0:1. Golin e fitores për portokallezinjtë nga Suhareka e shënoi Bajram Jashanica në minutën e 50-të.
Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme me përmbysje të rezultatit ka shënuar Gjilani në shtëpi, duke e mundur Malishevën, me shifrat 3:1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Hasan Hysenit, në minutën e 14-të, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Mirëpo, gjërat ndryshuan në minutat e fundit të pjesës së parë, kur fillimisht Malisheva mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Muhamet Hysenit, derisa në minutat shtesë Gerhard Progni barazoi rezultatin në 1:1. Në pjesën e dytë gjilanasit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e Keita Razak (73′) dhe Albert Dabiqajt (81′). Ndeshjet e tjera zhvillohen nesër./arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...