Ballkani prezanton përforcimin e ri

12:01 | 29 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka prezantuar përforcimin e ri të skuadrës.

Marsel Ismajlgeci i është bashkuar skuadrës nga Suharekës, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ballkani përmes një postimi në Facebook.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion. Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit. Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.


23-vjeçari së fundmi ka luajtur për klubin Zrinjskit të Mostarit në Bosnjë, derisa ai ka qenë edhe pjesë e Tiranës në Superiore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme