Ballkani pret Shkupin – historia mund të shkruhet në ‘Fadil Vokrri’

08:34 | 25 Gusht 2022
K.B

Skuadra e Ballkanit ka sonte testin vendimtar në garat kualifikuese evropiane.

Suharekasit presin skuadrën e Shkupit, në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen e kthimit.

Ballkani vjen në këtë ndeshje me epërsi nga ndeshja e parë dhe ka nevojë për një fitore ose barazim për të kaluar tutje.

Në rast se suharekasit arrijnë të kalojnë Shkupin, atëherë ata do të jenë skuadra e parë kosovare që luan në një kompeticion prestigjioz në Evropë.

Me fitore ose barazim eventual, Ballkani do të jetë pjesë e fazës së grupeve në Europa Conference League.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme