Google ADS

Ballkani pret Santa Coloman në Zahir Pajaziti, kërkohet kalimi i rrethit të parë

08:56 | 16 Korrik 2024
E.G

Ballkani do të luaj ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës përballë do ta ketë kampionin e Andorrës, FC Santa Coloman.

Të besuarit e Ilir Dajës kërkojnë të fitojnë sërish si në lojën e parë kur triumfuan me rezultat 1-2 në Andorrë.

Ballkani është favorit i madh për ta fituar edhe këtë takim dhe për të kaluar tutje në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Dueli mes Ballkanit dhe Santa Colomas zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me fillim nga ora 16:30. /Telegrafi/

Të ngjashme