Ballkani ka bërë çmendurinë duke përmbysur rezultatin ndaj Prishtinës nga 0 – 1 në 2 – 1, brenda gjashtë minutave të fundit të ndeshjes.
Ishte sulmuesi Otto John që në minutën e 36-të ‘tundi’ portën e “Xhebrailave” pas asistimit të bukur nga Makenda, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja ishte tejet dramatike, derisa trajneri Ismet Munishi ishte i pakënaqur me referimin dhe gjatë ndeshjes u dëgjua duke thënë: ‘Paskan ardh me refer e me krejtë”.
Mirëpo, vendasit nuk u ndalen dhe ishte Mevlan Zeka që realizoi dy herë në fundin e takimit (89’, 90+6) për t’i arkëtuar pikët e plota.
Pas kësaj fitore të çmendur Ballkani mbetet lider me 22 pikë, derisa Prishtina në pozitën e katër me 11 sosh.
Gjilani gjithashtu ka fituar ndaj Besës me rezultat 1 – 0.
Autogoli i De Paula bëri që skuadra vendase të fitojë ndeshjen.
Me këtë fitore, Gjilani renditët në pozitën e tretë me 16 pikë, derisa Besa e Pejës në fund me vetëm pesë pikë.
Ndërkohë, Drenica i është rikthyer fitoreve duke arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Trepçës ’89 (2 – 1).
Lushtaku dhe Zabërgja shënuan për fitoren e skuadrës nga Skenderaji, kurse golin e nderit për skuadrën mitrovicase e shënoi Muja.
Drenica pas kësaj fitore ngritët në pozitën e shtatë me 11 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89 një pozitë më lartë./arbresh.info
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...