Ballkani ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Conference League ndaj Hamrunit të Maltës.
Suharekasit patën iniciativën gjatë gjithë ndeshjes mirëpo nuk arritën të gjenin golin, shkruan Arbresh.info.
Rasti më i mirë në ndeshje ishte në minutën e 20-të kur Lindon Emërllahu pati mundësinë të shënoj nga penalltia.
Mirëpo mesfushori i Kosovës gaboi duke gjuajtur jashtë.
Në pjesën e dytë vazhdoi iniciativa e vendasve dhe në minutën e 60-të u realizua një gol nga Queven por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Ballkani vazhdoi deri në fund të sulmoj por shifrat nuk ndryshuan dhe ndeshja u mbyll 0-0.
Sfida e kthimit do të luhet me 30 korrik nga ora 20:00 në Maltë./Arbresh.info/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...