Ballkani niset drejt Çekisë për ndeshjen e parë në Conference League

09:17 | 20 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Nesër, Ballkani fillon aventurën për sezonin e ri në Conference League.

Kundërshtari i parë do të jetë Viktoria Plezen, shkruan Arbresh.info.

Kampioni i Kosovës është nisur drejt Republikës së Çekisë për ndeshjen e rëndësishme.

“Mirmëngjesi nga Aeroporti ‘Adem Jashari’. Skuadra po niset për në Çeki, ku do të zhvillojmë duelin e parë të fazës së grupeve në UECL. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e skuadrës.


Ballkani po merr pjesë për herën e dytë radhazi në fazën e grupeve të kompeticionit të tretë Evropian.

Skuadra nga Suhareka gjendet në grupin C së bashku me Astan, Dinamo Zagreb dhe Viktoria Plezen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme