Ballkani ka humbur ndeshjen e parafundit në kuadër të UEFA Conference League, ndaj Viktoria Plzen me rezultat 1-0, në ‘Air Albania’.
Goli i vetëm i çekëve erdhi në minutën e 81-të, pas një gabimi të gardianit të Ballkanit Enea Kolici, ku më së miri e shfrytëzoi çeku Pavel Sulc, shkruan Arbresh.info.
Ballkani pati dy mundësi shumë të mira në pjesën e parë përmes kapitenit Edvin Kuc dhe Bernard Karricës por fati u mungoi.
Pas kësaj humbje gjasat për kualifikim janë ende për Ballkanin, një fitore ndaj Dinamos në Kroaci dhe një barazim ose fitore e Plzenit ndaj Astanës do të kualifikonte suharekasit për më tutje.
Pas pesë xhirove në tabelën e grupit C, prinë Plzeni me 15 pikë, në vend të dytë është Dinamo Zagreb me gjashtë pikë, Astana është e treta me katër pikë aq sa ka edhe Ballkani në vendin e fundit./Arbresh.info/
Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, s’përjashtohet mund...
Zëvendësdrejtori i policisë takon ambasadorin britanik, flas...
Të dhënat e fundit nga rezultatet zgjedhore në Shqipëri
Tërmet në Itali, magnituda 4,4
Xherdan Shaqiri zgjedhet lojtari më i mirë i javës në ligën ...
Ngritet aktakuzë ndaj dy personave që jepnin fajde me kamata...