Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-0, nga gjigandi kroat Dinamo Zagreb.
Të gjithë golat e kroatëve u shënuan në një interval kohor prej 10 minutave, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë erdhi nga qendërmbrojtësi Dino Peric, në minutën e 69-të.
Teksa tre minuta më vonë ishte Bruno Petkovic që dyfishoi epërsinë e Dinamos.
Po i njëjti futbollist shënoi edhe golin e tretë nga penalltia për kroatët, në minutën e 77-të.
Me këtë humbje Ballkani e mbyll aventurën në Conference League, në vendin e fundit me katër pikë.
Nga grupi C, ku ishin këto dy skuadra në tabelë pas gjashtë ndeshjeve vendin e parë e zuri Viktoria Plzen me 18 pikë, kurse e dyta doli Dinamo me nëntë pikë.
Astana ka katër pikë në vendin e tretë dhe së bashku me Ballkanin përshëndetën nga Conference League.
Kurse Plzen e Dinamo vazhdojnë garën tutje./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...