Ballkani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë sepse në 45-minutëshin e parë, të dy skuadrat kishin raste por assesi nuk gjetën rrugën drejt golit, transmeton portali arbresh.info.
Blend Baftiu në minutën e 45-të kaloi mysafirët në epërsi pas asistimit të Krasniqit, ndërsa pas 10 minutave Artur Magani dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Skuadra me të cilin do takohet lideri momental në Superligë do kuptohet pas hedhjes së shortit.
Kujtojmë që skuadrat që janë kualifikuar në gjysmëfinale janë: Prishtina, Drenica dhe Ballkani ndërsa me datën 12 shkurt do zhvillohet ndeshja Liria – Feronikeli./arbresh.info.
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat
Prizreni shënon fitore të rëndësishme ndaj Yllit
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...