Ballkani ka fituar me lehtësi në udhëtim te Malisheva me rezultat 3-0 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Kampioni i Kosovës ka treguar forcën e vërtet duke mos i lënë asnjë mundësi befasisë në ndeshjen çerekfinale ndaj Malishevës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të therandasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 25 minutave lojë me anë të Mamadou Danfa, i cili shënoi për 0-1, ndërsa në minutën e 44-të ishte Nazmi Gripshi që shënoi për 0-2 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, përsëri Ballkani ishte skuadër më e mirë, krijoi më shumë dhe shënoi edhe një gol tjetër.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të me anë të Gripshit, i cili shënoi për 0-3 dhe deri në fund ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, Ballkani e siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, aty ku tashmë janë kualifikuar Prishtina dhe Drita, ndërsa ekipi i katërt vjen nga fituesi i ndeshjes Vjosa-Suhareka. /Telegrafi/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...