Ballkani ka fituar derbin e xhiros së 23-të në BKT Superligën e futbollit në Kosovë.
Skuadra suharekase ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0, për të vazhduar kryesimin e vetme.
Ka qenë një ndeshje fantastike me atmosferë impozante, por që në pjesën e parë gola nuk prodhoi.
Përkundër rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, 45 minutat e para përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat prodhuan shumë raste, por u pa vetëm një gol.
Ishte Ermal Krasniqi që realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 73-të të ndeshjes.
Deri në fund të kësaj sfide gola më nuk pati, përkundër rasteve të krijuara nga dy skuadrat.
Me këtë fitore Ballkani vazhdon kryesimin në BKT Superligë me 48 pikë, derisa Llapi mbetet e katërta në tabelë me 39 pikë.
Xhiron e ardhshme Ballkani do ta zhvilloj në udhëtim te Malisheva, derisa Llapi është nikoqir i Drenicës.
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Një grua raporton në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj...
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...
KQZ sot mban mbledhjen e radhës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Kjo është gjendja në pikat kufitare