Google ADS

Ballkani mëson kundërshtarin e parë në kualifikimet për Champions League

14:26 | 18 Qershor 2024
D.H

Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për rrethin e parë të kualifikimeve për Champions League.

Kampioni i Kosovës do të luaj ndaj kampionit të Andorrës, Santa Coloma, shkruan Arbresh.info.

Suharekasit do të nisin si vendas rrugën për në Champions League, kurse ndeshjen e kthimit do të luajnë në Andorrë.

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

Teksa, kampioni i Shqipërisë, Egnatia do të luajë ndaj  Borac Banja Luka.

E pafat ishte Struga e cila do të përballet me Slovan Bratislavën, skuadër me përvojë në garat evropiane.

Kurse skuadra tjetër shqiptare nga Mal i Zi, Deçic Tuzi do të luaj ndaj kampionëve të Uellsit, The New Saints./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme