Feronikeli nuk ka arritur mbajë epërsinë deri në fund, pasi në shtesë ka pranuar gol dhe ka barazuar 1-1 në derbin e javës ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Ademi Maliqi, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë 1-0.
Feronikeli provoi edhe me Mendurim Hotin (30’) dhe Besmir Bojkun (40’), por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë, me shumë raste nga të dyja skuadrat derisa Feronikeli mbeti me 10 lojtarë dhe Ballkani mori dominimin.
Ballkani e nisi më mirë ndeshjen duke tentuar me Mirlind Dakun (50’) dhe Mevlan Zekën (62’), por goditjet e tyre me kokë përfunduan mbi portë.
Në minutën e 65-të, gjyqtari Alban Shala ndëshkoi me të dytin të verdhë Bojkun dhe nga ky minutë Nikli mbeti me një lojtar më pak.
Deri në fund të takimit, Ballkani provoi me të gjitha forcat në tentim për ta barazuar rezultatin, por këtë e arriti vetëm në minutën e pestë shtesë duke barazuar me anë të Ermal Krasniqit, i cili me një supergol nga distanca shënoi për rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi, Nikli renditet në pozitën e shtatë me 12 pikë, ndërsa Ballkani mbetet lider me 26 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Ballkani e pret në shtëpi Gjilanin, ndërsa Feronikeli udhëton te Drenica. /Telegrafi/
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...