Ballkani me video motivuese para ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit

15:18 | 4 Tetor 2023
KRG

FC Ballkani nesër do të përballet me Dinamo Zagrebin në kuadër të fazës së grupeve në Conference League.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të jetë ndeshje e zjarrtë mes dy kampionëve ballkanik, shkruan Arbresh.info.

Skuadra nga Suhareka në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video motivuese para përballjes ndaj Dinamo Zagerbit.

Videoja fillon duke treguar historinë e skuadrës të cilët kanë korrur suksese të mëdha viteve të fundit.

Skuadra suharekase është duke marrë pjesë për herë të dytë në garat evropiane.

Ndeshja Ballkani-Dinamo Zagreb do të zhvillohet nesër në ora 18:45. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme