Ballkani ka fituar me rikthim dhe me rezultat të thellë 4-1 ndaj Lirisë në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës.
Kampioni i Kosovës ka fituar derbin rajonal ndaj prizrenasve duke treguar forcën e tyre, pasi u rikthyen nga disavantazhi për të shënuar plotë katër herë në pjesën e dytë.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por me mysafirët që shënuan golin e vetëm.
Ishte mbrojtësi Melos Zenunaj, i cili në minutën e 15-të shënoi një supergol për 0-1 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Ballkani ishte i papërmbajtshëm duke shënuar plotë katër herë për të marrë fitoren e cila e forcon në pozitën e parë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi pa u mbushur mirë një minutë, me Albin Berishën, i cili shënoi nga afërsia për barazimin 1-1, ndërsa Lumbardh Dellova (50’) shënoi një gol të bukur për të kaluar ekipin e tij në epërsi 2-1.
Pas këtyre dy golave në skenë doli Almir Kryeziu, i cili shënoi dy gola. I pari për të erdhi në minutën e 55-të për 3-1, ndërsa në minutën e 79-të shënoi për 4-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 23 pikë, ndërsa Liria renditet e nënta me vetëm gjashtë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, therandasit luajnë në udhëtim te Feronikeli ’74, ndërsa prizrenasit udhëtojnë te Drita. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...