Google ADS

Ballkani luan sot ndeshjen e kthimit ndaj La Fiorita

10:06 | 26 Korrik 2022
K.B

Ballkani luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Conference League.

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani do të pres sot skuadrën nga San Marino, La Fiorita.

Ballkani futet në këtë takim me një avantazh solid të krijuar në ndeshjen e parë, kur fitonin 0:4.

Nuk pritet të kenë telashe në ndeshjen e sotme ku do të marrin biletën për raundin e ardhshëm.

Ndeshja mes Ballkanit dhe La Fiorita luhet me fillim nga ora 20:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme