Ballkani lëshon pikët e para për këtë sezon në Klinë

17:19 | 17 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Kampioni i Kosovës, Ballkani, për herë të parë këtë sezon nuk ka arritur të fitoj në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani u ndal në Klinë nga Dukagjini në një barazimi 1:1, shkruan Arbresh.info.

Vendasit arritën të marrin epërsinë pakë para përfundimit të pjesës së parë.

Për 1:0 shënoi Altin Merlaku në minutën e 44.

Por, skuadra nga Suhareka nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit.

Albin Berisha shënoi në minutën e 71-të për të evituar humbjen e parë.

Ballkani tani është i dyti në tabelë me dhjetë pikë nga katër ndeshje, dhjetë pikë ka edhe Llapi, të cilët janë në pozitën e parë me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Nga ana tjetër Dukagjini mbetet ende pa fitore me tri barazime e dy humbje./Arbresh.info/

 

Të ngjashme