Google ADS

Ballkani ka një njoftim për tifozët para ndeshjes në ‘Air Albania’

21:47 | 27 Nëntor 2023
D.H

Ballkani luan ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Uefa Conference League, ndaj gjigandit çek Viktoria Plzen.

Ndeshja luhet të enjten me fillim nga ora 18:45, në ‘Air Albania’, në Tiranë, shkruan Arbresh.info.

Kjo ndeshje luhet në kryeqytetin shqiptar pasi stadiumi Fadil Vokrri nuk është në dispozicion më për ndeshje shkaku i fushës së gjelbërt.

Ndërsa Ballkani ka njoftuar se nga nesër për të gjithë tifozët që duan të përcjellin nga afër skuadrën nga Suhareka prej afër shkalllëve të stadiumit mitik ‘Air Albania’, që tani më mund të blejnë biletat edhe fizikisht pranë stadiumit nga dita e nesërme./Arbresh.info/

Të ngjashme