Kampioni i Kosovës Ballkani është 90 minuta larg përsëritjes së historisë, duke siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Pas fitores bindëse në Prishtinë ndaj Bate Borisov, djemtë e Ilir Dajës synojnë ta kryejnë punën sonte dhe të avancojnë tutje.
Ballkani fitoi me rezultat të thellë 1:4 në ndeshjen e parë të play-off-it në “Fadil Vokrri”, andaj skuadra nga Suhareka shihet favorit për t’u kualifikuar në fazën grupore.
Të dy skuadrat të mërkurën mbrëma kompletuan stërvitjen e fundit, ndërsa sonte do ta zhvillojnë përballjen më fillim nga ora 20:00.
Klubi kosovar në këtë rrugëtim eliminoi skuadrat si Lincoln Red Imps në raundin e tretë dhe Larnen në raundin e dytë kualifikues./rtk
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut