Google ADS

Ballkani fiton minimalisht ndaj Prishtinës, Gjilani triumfon ndaj Feronikelit

19:16 | 29 Gusht 2021
KRG

Kanë përfunduar dy super takime në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Ballkani me rezultat minimal ka mposhtur Prishtinën në “Fadil Vokrri” 0 – 1, derisa Gjilani ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Feronikeli 0 – 1.

Prishtina 0 – 1 Ballkani

Super sfida e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, ishte kryendeshja e kësaj xhiroje.

Dy skuadrat që janë ndër favoritët për titull, ‘luftuan’ për plotë 90 minuta që të arkëtojnë pikët e plota.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori i talentuar Ermal Krasniqi, që në fakt ishte supergol nga distanca (51′).

Ballkani mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Kushtrim Gashi u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë (74′), por pavarësisht kësaj përparësie vendasit nuk gjetën golin.

Me këtë fitore, Ballkani ngritët në pozitën e dytë me aktër pikë, derisa Prishtina renditët në vendin e tetë me një sosh.

Feronikeli 0 – 1 Gjilani

Skuadra e Ismet Munishit ka arkëtuar pikët e plota në Drenas ndaj Feronikelit.

Gjilani fitoi me rezultat minimal 0 – 1, por dominoi shumicën e ndeshjes.

Ishte Progni që shënoi golin e vetëm në këtë takim, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (66′).

Në fakt, Gjilani shënoi në pjesën e parë, por pas rishikimit të VAR-it u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Gjilani arkëton katër pikë duke u renditur e katërta, derisa Feronikeli mbetet në fund pa pikë./Lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme