Kampioni i Kosovës, Ballkani ka falënderuar të gjithë tifozët për përkrahjen.
Skuadra nga Suhareka dje pësoi humbje në kuadër të ndeshjes së parafundit në grupe të Ligës së Konferencës.
Ballkani u mposht 1:0 në shtëpi ndaj Slavia Prague, kështu duke shuar përfundimisht gjasat për kualifikim tutje, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht këtij eliminimi suharekasitë janë për t`u duartrokitur, pasi ishte vetëm hera e parë që një klub nga Kosova mori pjesë në garat evropiane.
Djemtë e Ilir Dajës bën të pamundurën që ta vazhdojnë rrugëtimin në Evropë, por nuk ishte e mjaftueshme.
Pas ndeshjes me ekipin çekë, Ballkani falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen e pakusht nga ana e tyre.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...