Ballkani ka shënuar fitore komode ndaj Drenicës në stadiumin e qytetit të Therandës me rezultat 2-0.
Vendasit kishin vënë në lojë formacionin më të mirë dhe me ndihmën e tifozëve ja dolën të shënojnë fitore.
Goli erdhi pas vetëm shtatë minutash lojë, kur Blend Baftiu u tregua i sakt afër zonës për 1-0.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, ndërsa në pjesën e dytë Drenica kërkoi të gjente barazimi.
Pikërisht në momentin më të mirë të mysafirëve ishte Edvin Kuc ai që realizoi me të majtën për 2-0 dhe komoditetin e vendasve (63′).
Deri në fund nuk pati më gola, ndërsa Ballkani filloi kështu mbarë stinorin pranveror.
Ballkani ka 24 pikë në vendin e shtatë, po aq sa ka edhe Drenica në vendin e gjashtë dhe dy skuadrat luftojnë fuqishëm për t’i ikur barazhit.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...