Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 13.09.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 4-t të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova përINICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE1.
Ndaj KF “Ballkani” (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes ku në min e 70-të, një grup i tifozerisë vendase ofendon në kor ekipin mysafir si dhe pas përfundimit të ndeshjes i njëjti grup i tifozerisë ofenduan lojtarët mysafir me nr 21 Argjent Mustafa ku i njëjti ka reaguarë në mënyrë jo sportive për t’i qëruar hesapet me ata tifozë por falë intervenimit të drejtorit sportiv të ekipit mysafir gjithçka përfundoi më së miri në ndeshjen KF Ballkani – KF Prishtina, e zhvilluar në Suharekë me datë 11.09.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.2.
Ndaj drejtorit të KF “Drita” Feti Murseli (motivi-fyerje dhe manifestim jo sportiv drejtuar referit të katërt të ndeshjes KF Drita – KF Llapi e zhvilluar në Gjilan me datë 12.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.3.
Ndaj KF “Drenica” (motivi-lëshim i pjesshëm në organizim të ndeshjes ku në min e 87-të pati hedhje të dy shisheve gjatë zëvendësimit të lojtarit mysafir në ndeshjen KF Drenica – KF Gjilani, e zhvilluar në Skenderaj më datë 11.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.4.
Ndaj lojtarit të KF “Prishtina” Argjent Mustafa me nr lic 21 dhe nr ID 001045M93 (motivi – reagim dhe manifestim të sjelljeve jo sportive ndaj tifozerisë vendase pas ndeshjes KF Ballkani – KF Prishtina, e zhvilluar në Suharekë me datë 11.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...