Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sot me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të tretë të UEFA Conference League kundër kampionëve të Irlandës së Veriut.
Kjo njëherit është edhe ndeshja e parë zyrtare në këtë stadium, pas një kohe të gjatë pasi në të ishin zhvilluar punime në ndërrimit e barit të fushës.
Kampionët e Kosovës, që nga pjesmarrja e parë në kualifikimet e këtij kompeticioni, asnjëherë nuk janë eliminuar, duke shkuar dy herë në fazën e grupeve, synim të cilin e kanë edhe tani.
Kundërshtari i sotëm i skuadrës së Ilir Dajës, nuk është emër i panjohur.
Ballkani dhe Larne, janë takuar edhe vitin e kaluar, ku Ballkani triumfonte në të dyja ndeshjet, 3:0 në Prishtinë dhe 4:1 në Belfast.
Sot do të luajë edhe skuadra tjetër e Superligës së Kosovës.
Drita si mysafire do të përballet në Latvi me Audan.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe luhet në stadiumin me emrin “Skonto”./klankosova/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit