Ballkani luan ndeshjen e katërt në fazën e grupeve të Conference League teksa përballet me çekët e Viktoria Plzen. Kjo sfidë e cila starton në orën 18:45, zhvillohet në stadiumin kombëtar, Air Albania me kampionët e Kosovës që kërkojnë edhe përkrahjen e tifozerisë vendase për të synuar një fitore që mund t’i dhurojë një biletë për në fazën me eliminim direkt.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja aktualisht mbajnë vendin e tretë me katër pikë dhe janë plotësisht në garë për kualifikimin që do të ishte historik. Ndeshja e Air Albanias në këtë formë merr një tjetër kuptim, me Ballkanin që nga ana tjetër luan edhe për rekorde. Në edicionin e kaluar, Ballkani nuk mundi të shkonte përtej kuotës së katër pikëve në grup, por, këtë vit “oreksi” është shtuar dhe me mbështetjen e publikut shqiptar asgjë nuk duket e pamundur.
Pa harruar këtu që kjo përballje është speciale edhe për teknikun Ilir Daja, jo vetëm për rikthimin e tij në kryeqytet, por edhe për shkakun se do ta drejtojë Ballkanin në ndeshjen numër 100. Ndaj, arsyet për t’u motivuar maksimalisht janë të shumta. Ndeshja mes Ballkanit dhe Plzen do të transmetohet në SuperSport 2 duke nisur nga ora 18:45./ss
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...