Ballkani detyrohet të kthehet në Pragë, dritarja e avionit me të cilin udhëtonin ishte plasaritur dhe përbënte rrezik

08:14 | 16 Shtator 2022
K.B

Pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme ndaj Slavia Prahas, ku ishte vetëm rezultati ai që zhgënjeu, i gjithë ekipi i Ballkanit përjetoi një situatë shqetësuese teksa po ktheheshin për në Kosovë.

Sipas asaj që raporton Arlind Sadiku, avioni me të cilin udhëtonin pësoi një plasaritje te dritarja e pilotit, fakt ky që përbënte rrezik sigurie për të gjithë ekuipazhin.

Teksa vijonte fluturimi, plasaritja fillonte të rritej, me ç’rast udhëtimi u desh të pezullohej dhe lojtarët të ktheheshin në Pragë.

Fatmirësisht, i gjithë ekipi është mirë dhe nuk e kanë pësuar asnjë lëndim gjatë këtij fluturimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme