Shqipëria luan nesër ndeshjen e radhës ndaj Spanjës me fillim nga ora 21:00.
Një ditë para ndeshjes në një intervistë për “Mundo Deportivo” ka folur lojtari i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht është pyetur për Yamalin, për të cilin ka folur fjalë të mëdha futbollisti i kombëtares.
“Historia e Lamine Yamal është e pabesueshme, të bën të mendosh kur e kupton që ai është vetëm 16-vjeç. Këtë e diskutuam edhe me shokët e kombëtares dhe nisëm të mendonin se çfarë kishim bërë ne në moshën 16-vjeçare. Unë as që e mbaj mend veten në atë moshë. Nga ana tjetër, Lamine është një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta edhe më i mirë. Imagjinojeni pak në të ardhmen se çfarë mund të arrijë”, tha ai.
Përveç Yamalit 32-vjeçari tregoi cilësitë e sulmuesit të Bilbaos dhe theksoi se është i gatshëm të luajë.
“Duhet ta mbyllim mirë dhe të mos i lejojmë hapësira sepse përndryshe të shkakton shumë probleme. I njëjti diskutim vlen edhe për Nico Williams, janë shumë të shpejtë dhe arrijnë të nxjerrin mbrojtjen kundërshtare nga ekuilibrat. Është shumë e vështirë për t’i ndalur. Megjithatë, unë jam gati për të luajtur, nuk ka asnjë në Shqipëri që e njeh më mirë se unë”, u shpreh Balliu.
Balliu ende nuk ka pasur minuta këtë Evropian në dy ndeshjet e para ndërsa është në balotazh me Hysajn për një vend startues në ndeshjen më të rëndësishme të Shqipërisë./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit