Një lajm i mirë ka ardhur nga Spanja, ku mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, i cili ishte i infektuar me COVID në grumbullimin me përfaqësuesen, pasi ka kryer testet e nevojshme, ka rezultuar negativ.
Shqiptari nuk ka pritur dhe është bashkuar me skuadrën e Vajekanos, ku ka kryer seancën e parë pas pauzës nga virusi.
Balliu u largua nga grumbullimi me Shqipërinë pak para sfidës me Poloninë që u luajt në ”Air Albania” ndërsa ditë më vonë u mësua se ishte infektuar me virus.
Aktualisht, mbrojtësi i krahut ka fituar vendin e titullarit te skuadra spanjolle duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, mbrojtësi duket shumë i lumtur për rikthimin,shkruan BotaSot.
Ç’është Starlink-u i Elon Muskut dhe si do t’ia ...
Tre gazetarë të vrarë në sulmin izraelit në Libanin jugor
Media britanike “Belfast Telegraph”: Udhëtim përgjatë peizaz...
Rama takon shqiptarët që jetojnë në SHBA të shtunën
Mbahet takimi i dytë ballkanik i oftalmologëve
Rinisin bisedimet për armëpushimin në Gaza, Izraeli dërgon n...