Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i rëndë, mediat gjermane kanë raportuar se futbollisti legjendar, Michael Ballack, është diagnostikuar me kancer.
Ish futbollisti i Bayern Munchen, Chelsea, Leverkusen dhe kombëtares së Gjermanisë i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.
Sipas asaj që shkruan “Bild”, 44-vjeçari e ka zbuluar sëmundjen rreth një muaj më parë. Sipas raportimeve ndërhyrja që ai ka bërë ka përfunduar me sukses dhe ka nisur terapinë.
Ballack si futbollist ka luajtur 702 ndeshje ku ka shënuar 190 gola. Ka fituar 4 herë kampionatin në Gjermani, 3 herë me Bayern dhe një herë me Kaiserslautern.
Në vitin 2002 ai ka shkuar deri në finale të Champions League me Leverkusen, ku u mposht nga Real Madrid, ndërsa po atë vit ai humbi edhe kampionatin botëror kundër Brazilit.
Me Chelsean në Premier League është shpallur kampion në vitin 2010.