Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet evropiani për gurpmoshat e reja u-17.
UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, përcjell Arbresh.info.
Pas konfirmimit të një evenimenti të tillë ka reaguar Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla.
Balla ka bërë të ditur stadiumet që do të marrin pjesë.
“Pas finales së UEFA Conference League të vitit të kaluar, UEFA ka vendosur sot që Kampionati Europian për moshat U17, i vitit 2025 do të mbahet në Shqipëri në 4 stadiume. Gjëra të paimagjinueshme deri disa vjet më parë! “Air Albania”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena””, ka shkruar ai.
Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut, duke përgatitur një aplikim voluminoz që u përgatit nga administrata e FSHF-së dhe që më pas u paraqit në UEFA./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...