Balla i dhuron nënshtetësinë shqiptare selektorit Sylvinho

20:07 | 22 Nëntor 2023
KRG

Jo vetëm me zemër shqiptar, por edhe me pasaportë. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka tashmë edhe nënshtetësinë shqiptare. Braziliani, që bëri mrekullinë në stolin kuqezi, duke e kualfikuar Shqipërinë në Europian si vendi i parë në grup, është qytetari më i ri I vendin tonë.

E ka konfirmua minsitri Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të Sylvinhos:

“Jemi këtu, në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, dëgjohet të thotë Taulant Balla.

I nderuar me titullin “Shqiponja e Artë”, trajneri i Shqipërisë konfirmon në gjuhën shqipe fjalët e ministrit:

“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.

Të ngjashme