Google ADS

Bale zgjidhet lojtari i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve

23:06 | 26 Maj 2018
Arbresh.info

Gareth Bale është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Real Madridi ka fituar ndeshjen finale ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 të zhvilluer në Olimpic Stadium të Kievit.

Kjo ishte finalja e tretë radhazi e fituar nga Real Madridi, pasi para dy vitesh mposhtën Atletico Madridin, ndërsa vitin e kaluar Juventusin.

Golat në këtë finale u shënuan nga Karim Benzema (51′) dhe Gareth Bale (64′, 83′) për Realin, ndërsa për Liverpoolin shënoi Sadio Mane (54′).

Është pikërisht ylli uellsian, i cili është zgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve pas paraqitjes së tij mbresëlënëse dhe dy golave të shënuara.

Golat e Bale ishin superior që të dy, pasi i pari erdhi me gërshërë, ndërsa i dyti nga një largësi rreth 30 metrash.

Vlen të theksohet se Bale ishte në bankën rezervë dhe u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 61-të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme