Bale sqaron komentet për rikthimin te Reali

18:34 | 29 Mars 2021
V. S.

Javën e fundit ka pasur shumë spekulime mbi të ardhmen e sulmuesit Gareth Bale, pas deklaratës së këtij të fundit, i cili tha se në fund të sezonit do rikthehet te Real Madrid.

Uellsiani momentalisht është në formë huazimi te Tottenham, edhe pse nuk është në formën më të mirë shkaku i lëndimit.

I pyetur sërish lidhur me të ardhmen, Bale tha se duke ndjekur kontratën duhet rikthehet te “Los Blancos”.

“Mendoj për vetë së pari, kam edhe një sezon dhe kam disa ndeshje të zhvillojë para Evropianit”.

“Në sezonin tjetër duke ndjekur kontratën time ligjërisht thotë se duhet të rikthehem te Real Madrid, që ishte ajo që deklarova, që mendoj se nuk është jorespektuese ndaj ndokujt. Ligjërisht atë duhet të bëj”.

“Real Madrid është klubi im dhe kam arritur marrëveshje me Tottenham në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe pastaj rikthehem. Ky është plani deri me tani”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Real Madrid synon ta shesë qysh në verën e ardhshme./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme