Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale do kryejë sot (e enjte) testet mjekësore për lëndimin që ka pësuar dje ndaj Unionistas.
Uellsiani shënoi dje në fitoren e Realit kundër Unionistas, ndeshje e vlefshme për Copa del Rey, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, në minutën e 53-të Bale u detyrua të largohet nga fusha për shkak të lëndimit që pësoi në gju.
Pavarësisht se ky lëndim pritet të mos jetë serioz, uellsiani mund të mungojë kundër Real Valladolid të dielën.
30-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm 15 paraqitje duke shënuar tri gola dhe kontribuar me dy asistime./arbresh.info.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë