Google ADS

Bale rikthehet në stërvitje te Real Madridi

15:42 | 3 Nëntor 2017
Arbresh Info

Gareth Bale i është bashkuar Real Madridit në stërvitje sot (e premte) derisa ‘Los Blancos’ po zhvillojnë përgatitjet për ndeshjen e së dielës në La Liga ndaj Las Palmas.

Sulmuesi uellsian nuk ka luajtur për gjigantin spanjoll që nga muaji shtator, transmeton portali arbresh.info.

Bale, i cili është emëruar në skuadrën e Uellsit për miqësoret e nëntorit kundër Francës dhe Panamas, tani duket se është rikuperuar nga dëmtimi i tij në pulpë të këmbës.

Anësori nuk ka luajtur për Realin qysh pas fitores në Ligë të Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit në shtator./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadriden/status/926444176622972933

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme