Para El Clasicos të së mërkurës, Real Madridi është stërvitur në Valdebebas dhe Gareth Bale i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.
Mungesa e vetme ishte Marcos Llorente dhe pas rikthimit të Iscos nga lëndimi, Solari tani duhet të vendos nëse të vendos në linjën startuese atë kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Pas shpërthimit të tij ndaj bashkëlojtarëve dhe trajnerit kundër Levantes, të gjithë sytë ishin te Bale por uellsiani duket tani se ka lënë gjithçka pas ndërkohë që është parë duke bërë shaka me skuadrën dhe Solarin.
Në stërvitje ishte një atmosferë e mirë dhe Solari tani duhet të vendos mes Lucas Vazquezit e Bales dhe Marcelos e Sergio Reguilonit për linjën startuese.
Ndeshja mes dy gjigantëve zhvillohet nesër duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë