Bale përgjigjet në pyetjen Lopetegui – Zidane

12:58 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Pas largimit të Zinedine Zidane nga “Bernabeu”, si zëvendësues i tij erdhi Julen Lopetegui.

Që nga ardhja e spanjollit, Garreth Bale është rikthyer në formacion dhe është kthyer në lojtarin kryesorë të Real Madrid.

Mirëpo, i pyetur nga gazetarët se cilin trajner preferon më shumë, uellsiani ka hezituar të përgjigjet.

“Nuk dua të përgjigjem nëse Lopetegui ose Zidane është më i mirë” është përgjigjur shkurt Bale.

Bale ka rikthyer shkëlqimin e tij dhe më në fund duket i lumtur në Madrid.

Të ngjashme